Turizmi

Turizmi është evidentuar si një nga sektorët prioritarë që shfaq perspektivë pozitive për zhvillim në mënyrë inteligjente, në kuadër të hartimit të Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3). Ky sektor është një nga sektorët strategjikë që ndikon në rritjen e ekonomisë së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse përmes tërheqjes së investimeve vendase dhe të huaja, rritjes së punësimit dhe promovimit të sektorëve të tjerë të ekonomisë të lidhur me të. Zhvillimi i teknologjive digjitale dhe aplikimi i ideve inovative mundëson shfrytëzimin e potencialit të plotë të teknologjive të sektorit të turizmit sa i takon specializimit inteligjent.
Integrimi i qasjeve inovative dhe implementimi i teknologjive bashkëkohore në nënsektorët e turizmit si: turizmi bregdetar; turizmi malor; turizmi i kujdesit shëndetësor dhe agroturizmi, janë në fokus të aktiviteteve të zhvilluara sa i takon S3. Analizat e detajuara të kapaciteteve të zhvillimit dhe avantazheve konkurruese të vendit, vlerësuar gjatë fazës mapping të S3, identifikojnë turizmin si një fushë ku inovacioni dhe specializimi inteligjent do të përkthehet në vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare në të ardhmen.