WhatsApp Image 2023-06-29 at 15.31.47
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
  • HOME
  • ABOUT S3
  • PRIORITY SECTORS
  • ACTIVITIES
  • IMPLEMENTATION
  • NEWS
  • PUBLICATIONS
  • PARTNERS
  • CONTACT
✕
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
November 9, 2022
Flag_of_Albania.svg
Flag_of_the_United_Kingdom.svg

Turizmi – Tryezë e Rrumbullakët: Turizmi Mjekësor

Turizmi përbën një fushë prioritare me potencial inovativ për ekonominë, identifikuar në kuadër të Strategjisë për Specializim Inteligjent (S3) mbi bazën e një analize të detajuar të kapaciteteve, burimeve, si dhe avantazheve konkurruese që Shqipëria zotëron. Hartimi i S3 është pjesë e detyrimeve që ka Shqipëria sa i takon procesit të negociatave për anëtarësim në BE, specifikisht kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” dhe kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, si dhe pjesë e planit të veprimit të Ballkanit Perëndimor 2021-2024, në kuadër të Procesit të Berlinit, gjithashtu, pjesë e agjendës së BE për inovacionin për Ballkanin Perëndimor 2021-2027.


Në këtë kontekst, Ekipi Kombëtar i S3, me mbështetjen e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, organizoi sipas metodologjisë së Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian (JRC), një tryezë të rrumbullakët për sektorin e turizmit shëndetësor më 9 nëntor 2022, në mjediset e Hotel Mondial.


Në këtë takim morën pjesë rreth 20 përfaqësues të heliksit të 4-fishtë (qeveri, akademi, biznes, shoqëri civile), të cilët dhanë një kontribut të çmuar duke shpalosur nevojat e sektorit dhe zgjidhjet e mundshme për zhvillimin inteligjent në fushën e turizmit shëndetësor.


Takimi u nis me fjalën përshëndetëse të dy prej anëtarëve të panelit: Znj. Mira Rakacolli Zëvendësministre e Shëndetësisë dhe znj. Matilda Naco, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës së Turizmit Shqiptar. Z. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar dhe anëtar i Ekipit Kombëtar të S3, gjithashtu, pjesë e panelit, moderoi diskutimin në dy pjesë. Në sesionin e parë të takimit u trajtuan sfidat, mundësitë dhe perspektiva për zhvillimin e sektorit, ndërsa në sesionin e dytë pjesëmarrësit analizuan rrugëtimin drejt një specializimi inteligjent të sektorit të turizmit shëndetësor. 


Pëgjatë diskutimeve, të ftuarit trajtuan çështje si:
-​ Perspektiva për zhvillim dhe përparësitë që ofron teknologjia në këtë sektor, veçanërisht në fushat e stomatologjisë dhe estetikës;
-​ Identifikimi i objektivave strategjikë dhe masave konkrete që mund të aplikohen, me qëllim shfrytëzimin e potencialit të plotë të turizmit shëndetësor;
-​ Standartet e larta të shërbimeve dhe mallrave që ofrohen brenda këtij sektori, të cilat janë të krahasueshme me ato të BE-së;
-​ Çmimet konkurruese të tregut dhe komoditetet e planifikimit;
- Problematikat e sektorit, në veçanti emigrimin e forcës punëtore dhe brain drain;
-​ Rëndësinë e kërkimit shkencor dhe angazhimin mes 4-aktorëve të helikave me qëllim nxitjen e specializimit inteligjent;
-​ Konkurrueshmëria në rajon dhe më gjerë.

Përfundimet e nxjerra nga bashkëpunimi ndërsektorial dhe rrjetëzimi me aktorët kryesorë do të shërbejnë si bazë për workshop-in kombëtar në fushën e turizmit.





Share

Related posts

September 1, 2023

Takim Përmbledhës


Read more
July 17, 2023

Takim Bilateral me Malin e Zi


Read more
July 7, 2023

Takim Bilateral me Maqedoninë e Veriut


Read more

KREU

RRETH S3

FUSHAT PRIORITARE

AKTIVITETE

LAJME

PUBLIKIME

PARTNERËT

KONTAKT

logo01
BUY NOW