Përfundon hartimi i draftit të S3
Në vijim të një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës për përgatitjen e Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3), që zgjati rreth një vit dhe ku morën pjesë mbi 1600 aktorë nga helika e katërfishtë (qeverisja qendrore dhe vendore, biznesi, akademia dhe shoqëria civile), është ndjekur një qasje e re, e fokusuar në përfshirjen e të gjithë aktorëve që përpara fillimit të hartimit të strategjisë. Ky proces ka mundësuar mbledhjen e sugjerimeve dhe propozimeve mjaft interesante mbi sektoret prioritare, vizionin dhe përmbajtjen e strategjisë, përfshirë masat dhe aktivitetet në planin e veprimit.
Çfarë është Strategjia e Specializimit Inteligjent? (S3 – Smart Specialization Strategy)
Strategjia e Specializimit Inteligjent (S3- Smart Specialisation Strategy) u konceptua në kuadër të politikës së reformuar të kohezionit të Komisionit Evropian (EU Cohesion Policy) në lidhje me aspektet e zhvillimit të rajoneve të vendeve anëtare të BE. S3 është një qasje e bazuar tek territori (place-based approach) që karakterizohet nga identifikimi i fushave prioritare strategjike me avantazh të lartë konkurues të një rajoni apo një vendi, ku duhet të ketë ndërhyrje nga ana e qeverisë qëndrore e lokale.
Procesi i Identifikimit përmes Sipërmarrjes (EDP)
Procesi i Zbulimit përmes Sipërmarrjes (EDP – Enterpreneurial Discovery Process) është i lidhur me evidentimin e fushave prioritare të investimeve në kuadër të strategjisë së specializimit inteligjent duke u mbështetur në një proces gjithëpërfshirës me përfaqësues të sipërmarrjes dhe palëve të interesuara sipas dinamikave të tregut.
Procesi i hartimit të Strategjisë së Specializimit Inteligjent ( S3)
Ecuria e procesit të hartimit të S3 është pjesë e raportimit periodik pranë Komisionit Evropian si pjesë e Kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe politikat Industriale” dhe Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”
Durana Tech Park
Korporata e Investimeve Shqiptare, autorizuar nga qeveria shqiptare në rolin e zhvilluesit, ka njoftuar zyrtarisht hapjen e thirrjes për menaxher dhe përdorues të Parkut Teknologjik të parë në Shqipëri, Durana Tech Park.