Më datë 13 qershor 2023 u mbajt workshopi kombëtar për Energjinë në kuadër të hartimit të Strategjisë për Smart Specialization (S3). Ky është takimi i 27 nga 33 takime konsultuese në kuadër të S3 me aktorët e 4 helikave: Qeverisje qendrore dhe vendore, Biznes, Akademi dhe Shoqëri civile, pjesë e sektorëve prioritarë të identifikuar paraprakisht gjatë analizës së mapping, kryer nga ekspertë kombëtarë e nderkombëtarë, një ndër të cilët është dhe sektori i energjisë, për të diskutuar së bashku mbi sfidat dhe vizionin e zhvillimit të këtij sektori prioritar që përpara nisjes së draftimit të dokumentit strategjik. Këto konsultime do të shërbejnë për të nxjerrë në pah nevojat reale dhe potencialin inovativ ku investimi do të përbënte një vlerë të shtuar në ekonominë e vendit, si dhe për të përgatitur sugjerime konkrete për t’u përfshirë në dokumentin strategjik.
Procesi i S3 drejtohet nga Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, që drejton dhe Komitetin Ndërministror të ngritur për të njëjtin qëllim. Znj. Balluku përshëndeti workshopin mbi Energjinë duke theksuar rëndësinë e këtij sektori prioritar dhe rëndësinë e kontributit që aktorët e helikës së katërfishtë do të japin në këtë proces konsultimi për përgatitjen e S3 (fjalën e plotë e gjeni në këtë link). Në takim morën pjesë mbi 60 përfaqësues nga institucione shtetërore, shoqata biznesi dhe aktorë të bizneseve vendase dhe të huaja, universitetet, etj.
Sektori i energjisë do të jetë, gjithashtu, në fokus dhe të disa takimeve bilaterale me vendet fqinjë, që do të mbahen në vijim, ku do të vlerësohet impakti i inovacionit në sektorin e energjisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal.
Ekipi Kombëtar i S3, i cili mbështet dhe Komitetin Ndërministror, në bashkëpunim me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, JRC e KE dhe donatorë të tjerë, por dhe me kontributin aktiv të institucioneve shtetërore, sektorit privat dhe akademisë, sipas fushave prioritare, ka punuar dhe po vazhdon të punojë për të finalizuar këtë proces të gjerë konsultimi.
Ky proces konsultimi, që ndiqet për herë të parë në Shqipëri në kuadër të hartimit të S3, si pjesë e metodologjisë të miratuar nga Joint Research (JRC) e Komisionit Evropian, do të përbëjë në të ardhmen një standard për hartimin e politikave publike nga qeveria shqiptare, për të mundësuar politika të zbatueshme dhe që vijnë nga konsultimi dhe vizioni i harmonizuar mes aktorëve të të 4 helikave, që mundëson dhe një impakt të mirëfilltë e të prekshëm në zbatimin e tyre për të gjthë aktorët.
S3 përbën një prioritet të Qeverisë Shqiptare, konsideruar që është pjesë e 2 kapitujve në kuadër të procesit të integrimit Evropian, Kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” dhe Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, si dhe pjesë e planit të veprimit të Ballkanit Perëndimor 2021-2024, në kuadër të procesit të Berlinit, si dhe agjendës së BE për inovacionin për Ballkanin Perëndimor 2021-2027.
S3 parashikohet të përfundojë në qershor 2024.
https://www.instagram.com/p/CtcLPuntOio/?igshid=MTc4MmM1YmI2Ng==