Procesi i mapping konsistoi në dy analiza, atë sasiore e finalizuar në vitin 2021 dhe atë cilësore që u mbyll në fund të vitit 2022.
Analiza cilësore rafinoi rezultatet e analizës sasiore që sollën në identifikimin e 6 fushave prioritare paraprake vertikale për S3:
> (NACE A) – Bujqësinë, pylltarinë dhe peshkimin
- A01.6 - Mbështetjen e aktiviteteve për bujqësinë dhe aktivitetet e kulturave pas vjeljes
- A03.21 - Akuakulturën detare
- A03.1 - Peshkimin
> (NACE C) – Prodhimin (Manifacturing)
- C10.8 – Prodhimin e produkteve të tjera ushqimore
- C24.5 - Derdhjen e metaleve
> (NACE D) – Energjinë
- D35.1 - Prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike
> (NACE I) – Akomodimin dhe aktivitetet e shërbimit mbështetës (Turizmin)
- I55.9 - Akomodime të tjera
> (NACE J) – Informacionin dhe Komunikimin
- J61.3 - Aktivitetet e telekomunikacionit satelitor
- J62.09 - Teknologji të tjera të informacionit
> (NACE N) – Aktivitetet e shërbimit administrativ dhe mbështetës
- N82.2 - Aktivitetet e call centers
- N82.9 - Aktivitetet e shërbimeve mbështetëse të biznesit
Nga analiza cilësore u evidentua se fushat e mëposhtme ndërsektoriale mund të konsiderohen për një eksplorim të mëtejshëm:
> Blue Economy
> Healthy Food
> Renewable resources energy
> Extended BPO
Këto fusha të identifikuara, si dhe analizimi i mëtejshëm, do të jetë qëllimi i fazës së EDP, që do të jetë në gjendje të konfirmojë, integrojë dhe specifikojë shtigjet e reja - dinamikat e krijimit, ndërhyrjet dhe investimet e synuara.