Manufacturing (Industria Përpunuese)

Sektori i Industrisë Përpunuese është identifikuar si një ndër sektorët potencialë prioritarë për zhvillimin ekonomik të vendit në mënyrë inteligjente gjatë fazës së mapping të S3. Industria Përpunuese ka përfaqësuar dhe vazhdon të përfaqësojë një pjesë të rëndësishme të të gjithë ekonomisë shqiptare, duke krijuar për vite me radhë vende të reja pune, prandaj edhe zhvillimi i mëtejshëm i kësaj fushe në mënyrë inteligjente do të ishte me interes për vendin. Përfshirja e metodave inovative dhe përdorimi i teknologjisë moderne në Industrinë Përpunuese, mund të përkthehet në vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare në të ardhmen. Potenciali që ofron tregu shqiptar sot ka të bëjë kryesisht me shfrytëzimin e avantazheve konkurruese, duke nisur nga kostot e ulëta të prodhimit, deri në ofrimin e produkteve finale cilësore.  Me qëllim vlerësimin e potencialit të plotë të potencialit për një specializim inteligjent të Industrisë Përpunuese janë zhvilluar një sërë tryezash të rrumbullakëta dhe një workshop kombëtar, ku u angazhuan aktorë nga helika e katërfishtë, me në fokus disa nënsektorë si: Industria Përpunuese e Drurit, Industria Përpunuese Tekstile dhe e Lëkurës, Industria Përpunuese e Lëndëve të Para Minerare, Industria Përpunuese Automotive, Industria Përpunuese e Materialeve të Ndërtimit.