Sektorët e Bujqësisë, Energjisë së Rinovueshme dhe Prodhimit të Lëndëve të Para, janë identifikuar si sektorë prioritarë me potencial inovativ gjatë fazës së mapping S3 dhe me interes për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në këtë kontekst, Ekipi Kombëtar Shqiptar i S3, në bashkëpunim me Ekipin Kombëtar të S3 të Maqedonisë së Veriut, nën kujdesin e veçantë të Zëvendëskryeministres së Shqipërisë, znj. Belinda Balluku, dhe me mbështetjen e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Dhomës Ekonomike të Gruas, organizoi sipas metodologjisë së Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian (JRC), një workshop rajonal mbi bujqësinë, energjinë e rinovueshme dhe prodhimin e lëndëve të para , më date 7 korrik 2023.
Në këtë event, morën pjesë rreth 40 përfaqësues nga helika e katërfishtë e të dy vendeve (qeveri qendrore dhe vendore, akademi, biznes, shoqëri civile), të cilët ndanë eksperiencat e tyre në fushën e Bujqësisë, Energjisë së Rinovueshme dhe Prodhimit të Lëndëve të Para, për pikëpamjet e zhvillimit inteligjent në këto sektorëve, si edhe forcimin e bashkëpunimit mes 2 vendeve.
Takimi u hap nga znj. Linda Pustina, kryetare e Ekipit Kombëtar të S3, Shqipëri, Këshilltare e Zëvendëskryeministrit, dhe z. Ilir Bejtja, Zëvendësministër në Ministrinë e Indrastrukturës dhe Enrgjisë, znj. Jasmina Majstoroska, Udhëheqëse e Politikave Industriale dhe Investive dhe kryetare e Ekipit Kombëtar të S3 për Maqedoninë e Veriut. Pjesë e panelit ishin gjithashtu, znj. Florensa Haxhi, eksperte, anëtare e Ekipit Kombëtar të S3, Shqipëri, znj. Ljubica Gerasimova, Shefe e Departamentit për Programimin e Fondeve të BE-së në Sekretariati për Çështjet Europiane, z. Klodjan Seferaj, menaxher programi, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, znj. Antonela Hako, kryetare, Dhoma Ekonomike e Gruas, si edhe, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kontekstin e procesit të Berlinit dhe objektivat e përbashkëta, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri – Maqedoni e Veriut.
Pjesëmarrësit u ndanë në grupe pune (tryeza), sipas tematikës, ku secili grup përmbante anëtarë të katër helikave nga të dy vendet. Diskutimet u zhvilluan të ndara në tre sesione. Sesioni parë, nisi me evidentimin e sfidave dhe mundësive në sektorin e bujqësisë, energjisë së rinovueshme dhe prodhimit të lëndëve të para në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut , duke identifikuar pikat e përbashkëta dhe potencialin e bashkëpunimit në tre sektorët. Gjithashtu, aktorët e katër helikave diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, përfshirë shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe krijimin e platformave bashkëpunuese. Puna në grup e pjesëmarrësve vazhdoi më tej me diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe financimit për nismat e projektet për dy sektorët prioritarë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Në këtë sesion theksi u vendos në identifikimin e strategjive për të përmirësuar aksesin në financim, sigurimin e burimeve financiare për projekte inovative dhe rritjen e kapaciteteve, për të përmbushur objektivat e Specializimit Inteligjent. Në sesionin e fundit, diskutimi u përqëndrua në propozimin e nismave e projekteve konkrete, si edhe identifikimin e burimeve të nevojshme për suksesin e tyre në të ardhmen.
Ky workshop rajonal u realizua në vazhdën e tryezave të rrumbullakëta dhe workshop-eve kombëtare të zhvilluara më parë në kuadër të Strategjisë së Specializimit Inteligjent. Përfundimet e nxjerra nga ky takim do të shërbejnë për hartimin e Strategjsë S3, për prioritetet e bashkëpunimit mes dy vendeve në kontekstin e S3, si edhe për të përgatitur dokumentin “Rekomandime mbi politikat për rritjen e konkurrueshmërisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rajonit në tërësi”, që do të prezantohet në Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në tetor të 2023 në Tiranë.
Report of Bilateral Workshops