WhatsApp Image 2023-06-29 at 15.31.47
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
  • HOME
  • ABOUT S3
  • PRIORITY SECTORS
  • ACTIVITIES
  • IMPLEMENTATION
  • NEWS
  • PUBLICATIONS
  • PARTNERS
  • CONTACT
✕
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
June 8, 2023
Flag_of_Albania.svg
Flag_of_the_United_Kingdom.svg

Turizmi – Tryeza e Rrumbullakët e S3: Zhvillimi i Tregut të Turizmit dhe Mikpritjes

Turizmi përbën një fushë prioritare me potencial inovativ për ekonominë, identifikuar në kuadër të Strategjisë për Specializim Inteligjent (S3) mbi bazën e një analize të detajuar të kapaciteteve, burimeve, si dhe avantazheve konkurruese që Shqipëria zotëron.

Hartimi i S3 është pjesë e detyrimeve të Shqipërisë sa i takon procesit të negociatave për anëtarësim në BE, specifikisht në kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” dhe kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, si dhe pjesë e planit të veprimit të Ballkanit Perëndimor 2021-2024, në kuadër të Procesit të Berlinit, gjithashtu, pjesë e agjendës së BE për inovacionin për Ballkanin Perëndimor 2021-2027.

Në këtë kontekst, Ekipi Kombëtar i S3, nën kujdesin e veçantë të Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, organizoi sipas metodologjisë së Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian (JRC), një tryezë të rrumbullakët për sektorin e turizmit me fokus zhvillimin e tregut të turizmit dhe mikpritjes. Takimi u mbajt më 8 qershor 2023, në mjediset e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Në këtë tryezë morën pjesë rreth 60 aktorë të heliksit së 4-fishtë (qeverisje qendrore dhe lokale, biznes, akademi dhe shoqëri civile). Pjesëmarrësit dhanë një kontrubut të çmuar duke shpalosur nevojat e sektorit dhe zgjidhjet e mundshme për zhvillimin inteligjent në fushën e turizmit.

Takimi nisi me fjalën hapëse të znj. Linda Pustina, kryetare e Ekipit Kombëtar të S3, Këshilltare e Zëvëndëskryeministrit që theksoi rëndësinë e këtij procesi, si dhe me fjalën përshëndetëse të Zëvendësministres së Turizmit dhe Mjedisit, znj. Vilma Bello, e cila drejtoi dhe pjesën e parë të diskutimeve të tryezës. Znj. Florenca Haxhi, anëtare e Ekipit Kombëtar të S3 për Hartimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent, prezantoi kuadrin e projektit dhe rëndësinë dhe rolin e procesit të Enterpreneurial Discovery Process- EDP në Republikën e Shqipërisë.

Në fokus të sesionit të parë ishte roli i qeverisjes qendrore dhe vendore në prioritizimin dhe zhvillimin e tregut të turizmit dhe mikpritjes në vend, si dhe prioritizimi i elementëve të veçantë lidhur me strukturat akomoduese, agroturizmin, veprimtaritë sportive, sportet e natyrës, udhërrëfyesit dhe ekonominë qarkulluese. Në një formë bashkëbisedimi mes pjesëmarrësve, në këtë sesion u fol për sfidat, mundësitë, perspektivat, si dhe u dhanë sugjerime dhe rekomandime konkrete lidhur me masat strategjike të nevojshme për shfrytëzimin e potencialit të plotë të sektorit të turizmit dhe rolin e politikëbërjes në zhvillimin e sektorit.

Pjesa e dytë e takimit kishte si temë diskutimi rolin e arsimit dhe trajnimit në sektorin e turizmit dhe mikpritjes, sfidat dhe rrugëtimin drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor në kontekstin e një Specializimi Inteligjent në këtë sektor. Ky sesion u facilitua nga znj. Klodiana Gorica, pedagoge pranë Departamentit të Turizmit dhe Marketingut të Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, NCP për EIT dhe EIC dhe Anëtare e Akademisë së Shkencave. Në këtë pjesë të takimit pjesëmarrësit u fokusuan në rolin e kapitalit njerëzor në sektorin e turizmit, ofertën akademike universitare, VET apo formimin e vazhduar, kërkimin shkencor, si dhe nevojat e sektorit dhe sfidat për të qenë konkurrues në rajon dhe më gjerë.

Përfundimet e nxjerra nga ky takim, nga bashkëpunimi ndërsektorial dhe rrjetëzimi me aktorët kryesorë do të shërbejnë si bazë për workshop-in kombëtar që do zhvillohet për sektorin e turizmit.




Share

Related posts

September 1, 2023

Takim Përmbledhës


Read more
July 17, 2023

Takim Bilateral me Malin e Zi


Read more
July 7, 2023

Takim Bilateral me Maqedoninë e Veriut


Read more

KREU

RRETH S3

FUSHAT PRIORITARE

AKTIVITETE

LAJME

PUBLIKIME

PARTNERËT

KONTAKT

logo01
BUY NOW