WhatsApp Image 2023-06-29 at 15.31.47
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
  • HOME
  • ABOUT S3
  • PRIORITY SECTORS
  • ACTIVITIES
  • IMPLEMENTATION
  • NEWS
  • PUBLICATIONS
  • PARTNERS
  • CONTACT
✕
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
June 26, 2023
Flag_of_Albania.svg
Flag_of_the_United_Kingdom.svg

Takim Bilateral me Kosovën

Sektorët e Përpunimit Agroushqimor dhe ICT janë identifikuar si sektorët prioritarë me potencial inovativ gjatë fazës së mapping të S3 dhe me interes në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në këtë kontekst, Ekipi Kombëtar Shqiptar i S3, në bashkëpunim me Ekipin Kombëtar të S3 të Kosovës, nën kujdesin e veçantë të Zëvendëskryeministres së Shqipërisë, znj. Belinda Balluku, dhe me mbështetjen e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Dhomës Ekonomike të Gruas, organizoi sipas metodologjisë së Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian (JRC), një workshop rajonal mbi Përpunimin Agroushqimor dhe ICT, më date 26 Qershor 2023.

Në këtë event, morën pjesë rreth 40 përfaqësues nga helika e katërfishtë e të dy vendeve (qeveri qendrore dhe vendore, akademi, biznes, shoqëri civile), të cilët ndanë eksperiencat e tyre në fushën e Përpunimit Agroushqimor dhe ICT, pikëpamjet për zhvillimin inteligjent të këtyre sektorëve, si edhe forcimin e bashkëpunimit mes 2 vendeve.

Takimi u hap nga znj. Linda Pustina, kryetare e Ekipit Kombëtar të S3, Shqipëri, Këshilltare e Zëvendëskryeministrit, dhe z. Vedat Sagonjeva, kryetar i Ekipit Kombëtar të S3, Kosovë, drejtor i zyrës për Planifikim Strategjik në Kryeministri. Pjesë e panelit ishin gjithashtu, znj. Florensa Haxhi, eksperte, anëtare e Ekipit Kombëtar të S3, Shqipëri, znj. Lorena Sakiraqa, konsulente për Bashkëpunimin Rajonal në zyrën e Kryeministrit, Kosovë, z. Klodjan Seferaj, menaxher programi, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, si edhe znj. Antonela Hako, kryetare, Dhoma Ekonomike e Gruas, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kontekstin e procesit të Berlinit dhe objektivat e përbashkëta, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri – Kosovë. Facilitues të diskutimeve ishin z. Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, ekspert i Ekipit Kombëtar të S3, Shqipëri dhe znj. Irena Malolli, drejtore e Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri.

Pjesëmarrësit u ndanë në grupe pune (tryeza), sipas tematikës, ku secili grup përmbante anëtarë të katër helikave nga të dy vendet. Diskutimet u zhvilluan të ndara në tre sesione. Sesioni parë, nisi me evidentimin e sfidave dhe mundësive në sektorin e ICT dhe Përpunimit Agroushqimor në Shqipëri dhe Kosovë, duke identifikuar pikat e përbashkëta dhe potencialin e bashkëpunimit në dy sektorët. Gjithashtu, aktorët e katër helikave diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, përfshirë shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe krijimin e platformave bashkëpunuese. Puna në grup e pjesëmarrësve vazhdoi më tej me diskutime mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe financimit për nismat e projektet për dy sektorët prioritarë në Shqipëri dhe Kosovë. Në këtë sesion theksi u vendos në identifikimin e strategjive për të përmirësuar aksesin në financim, sigurimin e burimeve financiare për projekte inovative dhe rritjen e kapaciteteve, për të përmbushur objektivat e Specializimit Inteligjent. Në sesionin e fundit, diskutimi u përqëndrua në propozimin e nismave e projekteve konkrete, si edhe identifikimin e burimeve të nevojshme për suksesin e tyre në të ardhmen.

Ky workshop rajonal u realizua në vazhdën e tryezave të rrumbullakëta dhe workshop-eve kombëtare të zhvilluara më parë në kuadër të Strategjisë së Specializimit Inteligjent. Përfundimet e nxjerra nga ky takim do të shërbejnë për hartimin e Strategjsë S3, për prioritetet e bashkëpunimit mes dy vendeve në kontekstin e S3, si edhe për të përgatitur dokumentin “Rekomandime mbi politikat për rritjen e konkurrueshmërisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rajonit në tërësi”, që do të prezantohet në Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në tetor të 2023 në Tiranë.

Report of Bilateral Workshops










Share

Related posts

September 1, 2023

Takim Përmbledhës


Read more
July 17, 2023

Takim Bilateral me Malin e Zi


Read more
July 7, 2023

Takim Bilateral me Maqedoninë e Veriut


Read more

KREU

RRETH S3

FUSHAT PRIORITARE

AKTIVITETE

LAJME

PUBLIKIME

PARTNERËT

KONTAKT

logo01
BUY NOW