WhatsApp Image 2023-06-29 at 15.31.47
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
  • HOME
  • ABOUT S3
  • PRIORITY SECTORS
  • ACTIVITIES
  • IMPLEMENTATION
  • NEWS
  • PUBLICATIONS
  • PARTNERS
  • CONTACT
✕
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
June 2, 2023
Flag_of_Albania.svg
Flag_of_the_United_Kingdom.svg

Bujqësia & Blegtoria – Workshop kombëtar

Bujqësia është identifikuar si një nga fushat prioritare me potencial inovativ gjatë fazës mapping të zhvilluar në kuadër të Strategjisë për Specializimin Inteligjent (S3). Hartimi i S3 është pjesë e detyrimeve të Shqipërisë sa i takon procesit të negociatave për anëtarësim në BE, specifikisht kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” dhe kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, si dhe pjesë e planit të veprimit të Ballkanit Perëndimor 2021-2024, në kuadër të procesit të Berlinit, gjithashtu, pjesë e agjendës së BE për inovacionin për Ballkanin Perëndimor 2021-2027.

Në këtë kontekst, Ekipi Kombëtar i S3, nën kujdesin e veçantë të Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Źhvillimit Rural dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë organizoi, sipas metodologjisë së Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian (JRC), një workshop kombëtar për sektorin e bujqësisë më datë 2 qershor 2023.

Në këtë event morën pjesë rreth 60 përfaqësues nga helika e katërfishtë (qeveri, akademi, biznes, shoqëri civile), të cilët ndanë eksperiencat e tyre në fushën e bujqësisë dhe pikëpamjet për zhvillimin inteligjent në këtë sektor.

Znj. Linda Pustina, kryetare e Ekipit Kombëtar të S3 dhe këshilltare e Zëvëndëskryeniministres, hapi takimin duke sjellë në vëmendje rëndësinë që Qeveria Shqiptare i ka kushtuar këtij procesi. Takimi u përshëndet nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Frida Krifca, e cila theksoi rëndësinë e zhvillimit inteligjent të sektorit të bujqësisë, si dhe duke shpalosur nismat dhe mbështetjen që qeveria ka treguar për prioritizimin e këtij sektori jetik. Z. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe anëtar i Ekipit Kombëtar të S3 shpjegoi për të pranishmit rëndësinë dhe rolin e procesit konsultativ të EDP në kuadër të S3, që për herë të parë po bashkon të gjithë aktorët e helikës së katërfishtë në një konsultim kaq të gjerë që prej fillimit të hartimit të një strategjie për të marrë mendime dhe sugjerime që do shërbejnë për draftimin e saj. të Identifikimit nga Sipërmarrja në Shqipëri, për çdo fazë të hartimit dhe zhvillimit të Strategjisë S3. Gjithashtu, në rolin e moderatores të workshop-it ishte dhe znj. Florensa Haxhi, eksperte e Ekipit Kombëtar të S3, e cila shpjegoi për të ftuarit metodologjinë e punës.

Pjesëmarrësit u ndanë në disa tryeza, ku secila kishte përfaqësues nga të katër helikat. Në pjesën e parë të worshop-it, çdo tavolinë zhvilloi analizën SWOT të sektorit, ku u evidentuan pikat e forta dhe përparësitë e sektorit të bujqësisë në Shqipëri, dobësitë dhe pengesat që ekzistojnë për rritjen ekonomike të bazuar në inovacion, mundësitë dhe fushat ku sektori mund të zgjerojë aktivitetet e tij bazuar në pikat e tij të forta, si dhe kërcënimet dhe konkurrencën globale. Fokusi i diskutimit të tryezave ishte ecuria e potencialit inocativ, zhvillimit teknologjik dhe digjitalizimit në sektorët e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit në Republikën e Shqipërisë, me synim përmirësimin e performancës së sektorit gjatë viteve në vijim.

Më pas, tavolinat shprehën vizionin e tyre për sektorin, synimet, objektivat, burimet e nevojshme për arritjen e vizionit, dhe rezultatet e pritshme në periudhë afatgjatë. Secili grup evidentoi, gjithashtu, politikat që nevojiten për implementimin e sugjerimeve dhe objektivave të vendosura. Në pjesën e dytë të workshop-it çdo facilitator prezantoi gjetjet e tryezës së tij.

Ky workshop u realizua në vazhdën e disa tryezave të rrumbullakëta të organizuara më parë në kuadër të takimeve tē EDP. Përfundimet e dala nga ky workshop do të analizohen, vlerësohen dhe përfshihen në raportin përfundimtar të EDP, që do të shërbejë si bazë për hartimin e strategjisë S3.







Share

Related posts

September 1, 2023

Takim Përmbledhës


Read more
July 17, 2023

Takim Bilateral me Malin e Zi


Read more
July 7, 2023

Takim Bilateral me Maqedoninë e Veriut


Read more

KREU

RRETH S3

FUSHAT PRIORITARE

AKTIVITETE

LAJME

PUBLIKIME

PARTNERËT

KONTAKT

logo01
BUY NOW