WhatsApp Image 2023-06-29 at 15.31.47
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
  • HOME
  • ABOUT S3
  • PRIORITY SECTORS
  • ACTIVITIES
  • IMPLEMENTATION
  • NEWS
  • PUBLICATIONS
  • PARTNERS
  • CONTACT
✕
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
May 29, 2023
Flag_of_Albania.svg
Flag_of_the_United_Kingdom.svg

Industria Përpunuese – Workshop kombëtar

Industria Përpunuese është identifikuar si një nga sektorët prioritarë me potencial inovativ gjatë fazës së mapping, në kuadër të hartimit të Strategjisë për Smart Specialization (S3).

Strategjia e Specializimit Inteligjent përbën një prioritet të Qeverisë Shqiptare, dhe është pjesë e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim në BE, specifikisht si pjesë e kapitullit 20 ”Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” dhe kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, si dhe është pjesë e agjendës së BE për Kërkimin, Inovacionin, Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportet 2021-27 për Ballkanin Perëndimor dhe e planit të veprimit të Ballkanit Perëndimor 2021-24 në kuadër të Procesit të Berlinit. Kjo strategji parashikohet të përfundojë në qershor 2024. 

Në këtë kontekst, Ekipi Kombëtar i S3, nën kujdesin e veçantë të Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, dhe me mbështetjen e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, organizoi sipas metodologjisë së Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian (JRC) një workshop kombëtar për sektorin e Industrisë Përpunuese më datë 29 Maj 2023. 

Në këtë event, morën pjesë rreth 60 përfaqësues nga helika e katërfishtë (qeveri, akademi, biznes, shoqëri civile), të cilët ndanë eksperiencat e tyre në fushën e Industrisë Përpunuese dhe pikëpamjet për zhvillimin inteligjent të sektorit.

Takimi u hap nga znj. Linda Pustina, kryetare e Ekipit Kombëtar të S3, Këshilltare e Zëvendëskryeministrit, e cila theksoi rëndësinë e procesit dhe vëmendjen që po i kushton Qeveria Shqiptare këtij procesi. Takimi u përshëndet nga z. Endrit Yzeiraj, Zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë. Z. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe anëtar i Ekipit Kombëtar të S3 prezantoi procesin e EDP dhe rëndësinë e tij si garantues i gjithëpërfshirjes së aktorëve të helikës së katërfishtë në konceptimin e S3. Gjithashtu, pjesë e panelit ishin dhe znj. Florensa Haxhi, anëtare e Ekipit Kombëtar të S3, e cila shpjegoi për të ftuarit metodologjinë e punës, si dhe z. Osvaldo La Rosa, ekspert i politikave publike pranë Agjencisë Kombëtare për Kohezionin dhe Zhvillimin Territorial, Romë, Itali, i angazhuar në procesin e EDP në Shqipëri në cilësinë e ekspertit nga JRC e Komisionit Evropian.

Pjesëmarrësit u ndanë në grupe pune, ku secili grup përmbante anëtarë të katër helikave. Diskutimet u zhvilluan të ndara në tre sesione. Sesioni parë, nisi me analizën SWOT, ku fokusi ishte evidentimi i pikave të forta, pikave të dobëta, mundësive dhe kërcënimeve në sektorin e Industrisë Përpunuese. Puna në grup e pjesëmarrësve vazhdoi më tej me shkëmbime pikëpamjesh rreth vizionit për të ardhmen e sektorit, synimet dhe objektivat për të arritur deri aty, si edhe burimet e nevojshme. Në sesionin e fundit, secili grup evidentoi politikat që nevojiten për implementimin e sugjerimeve dhe objektivave të vendosura si dhe identifikoi ndërhyrjet e nevojshme, masat, financimin e të tjera. Çdo grup pune u facilitua nga një ekspert, i cili ndihmoi në orientimin e diskutimeve sipas metodologjisë së përcaktuar.

Ky workshop u realizua në vazhdën e 5 tryezave të rrumbullakëta të zhvilluara më parë në kuadër të takimeve EDP. Përfundimet e dala nga ky workshop do të analizohen, vlerësohen dhe përfshihen në raportin përfundimtar të EDP, që do të shërbejë si bazë për hartimin e strategjisë S3.











Share

Related posts

September 1, 2023

Takim Përmbledhës


Read more
July 17, 2023

Takim Bilateral me Malin e Zi


Read more
July 7, 2023

Takim Bilateral me Maqedoninë e Veriut


Read more

KREU

RRETH S3

FUSHAT PRIORITARE

AKTIVITETE

LAJME

PUBLIKIME

PARTNERËT

KONTAKT

logo01
BUY NOW