WhatsApp Image 2023-06-29 at 15.31.47
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
  • HOME
  • ABOUT S3
  • PRIORITY SECTORS
  • ACTIVITIES
  • IMPLEMENTATION
  • NEWS
  • PUBLICATIONS
  • PARTNERS
  • CONTACT
✕
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
April 24, 2023
Flag_of_Albania.svg
Flag_of_the_United_Kingdom.svg

Industria Përpunuese – Tryezë e Rrumbullakët: Prodhimi i produkteve tekstile dhe lëkure

Industria Përpunuese është identifikuar si një nga sektorët prioritarë me potencial inovativ në kuadër të Strategjisë për Specializim Inteligjent (S3). S3 është pjesë e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim në BE, specifikisht në kapitullin 20 ”Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” dhe Kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, si dhe pjesë e agjendës së BE për Ballkanit Perëndimor për Kërkimin, Inovacionin, Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportet 2021-27 dhe planit të veprimit të Ballkanit Perëndimor 2021-24 në kuadër të Procesit të Berlinit. Kjo është një strategji e veçantë, e cila parashikon një qasje metodologjike të ndryshme nga strategjitë e tjera, duke përfshirë aktorët e helikës së katërfishtë që në fazat para draftimit të saj.


Në këtë kontekst, Ekipi Kombëtar i S3, nën kujdesin e veçantë të Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, organizoi, sipas metodologjisë së Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian (JRC), më 24 Prill 2023, pranë ambienteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, një tryezë të rrumbullakët me temë “Industria Përpunuese Tekstile dhe e Lëkurës”.


Takimi u hap nga znj. Linda Pustina, kryetare e Ekipit Kombëtar të S3, Këshilltare e Zëvendëskryeministrit, e cila theksoi rëndësinë e procesit dhe të përfshirjes së të gjithë aktorëve që prej hapave të parë të tij, si dhe rëndësinë që Qeveria Shqiptare po i kushton këtij procesi. Z. Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, ekspert i Ekipit Kombëtar të S3, prezantoi kuadrin e projektit dhe EDP. Pjesë e panelit dhe facilitues të diskutimeve ishin dhe: znj. Elira Demiraj, Drejtor, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Zhvillimit Ekonomik dhe Punësimit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, z. Florian Zekja, Nënkryetar i Shoqatës Proexport, z. Genti Guxho, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës.


Ky aktivitet bashkoi rreth 30 përfaqësues të sferës së biznesit, shoqërisë civile, akademisë, si dhe qeverisjes qendrore e vendore, për të diskutuar mbi ecurinë e sektorit dhe potencialin e zhvillimit të tij. Diskutimi u përqëndrua kryesisht në:
1. Rolin e qeverisjes qendrore dhe vendore në prioritizimin dhe zhvillimin e këtij sektori në Republikën e Shqipërisë;
2. Rolin e arsimit dhe trajnimit në sektorin e Industrisë Përpunuese Tekstile dhe të Lëkurës;
3. Rolin e kapitalit njerëzor, formimit profesional, universitar dhe të vazhduar;
4. Digjitalizimin e proceseve të prodhimit, si dhe investimin e vazhdueshëm në makineri e pajisje;
5. Përpunimin e produkteve finale “Made in Albania”;
6. Tranzicionin e gjelbër dhe digjital;
7. Forcimin e bashkëpunimit mes biznesit dhe akademisë;
8. Zhvillimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit për të nxitur ekonominë;
9. Shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit;
10. Ndikimin e luhatjeve të kursit të këmbimit në industri, etj.

Diskutimet e zhvilluara në këtë takim do të shërbejnë si bazë për workshop-in kombëtar në fushën e Industrisë Përpunuese.





Share

Related posts

September 1, 2023

Takim Përmbledhës


Read more
July 17, 2023

Takim Bilateral me Malin e Zi


Read more
July 7, 2023

Takim Bilateral me Maqedoninë e Veriut


Read more

KREU

RRETH S3

FUSHAT PRIORITARE

AKTIVITETE

LAJME

PUBLIKIME

PARTNERËT

KONTAKT

logo01
BUY NOW