WhatsApp Image 2023-06-29 at 15.31.47
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
  • HOME
  • ABOUT S3
  • PRIORITY SECTORS
  • ACTIVITIES
  • IMPLEMENTATION
  • NEWS
  • PUBLICATIONS
  • PARTNERS
  • CONTACT
✕
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
April 20, 2023
Flag_of_Albania.svg
Flag_of_the_United_Kingdom.svg

ICT – Tryezë e Rrumbullakët: Inovacion & ICT

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është identifikuar si një nga fushat prioritare me potencial inovativ gjatë fazës mapping të zhvilluar në kuadër të Strategjisë për Specializimin Inteligjent (S3). Hartimi i S3 është pjesë e detyrimeve të Shqipërisë sa i takon procesit të negociatave për anëtarësim në BE, specifikisht Kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” dhe Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, si dhe pjesë e planit të veprimit të Ballkanit Perëndimor 2021-2024, në kuadër të procesit të Berlinit, gjithashtu, pjesë e agjendës së BE për inovacionin për Ballkanin Perëndimor 2021-2027. 

Në këtë kontekst, Ekipi Kombëtar i S3, nën kujdesin e veçantë të Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, dhe me mbështetjen e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Bashkisë Tiranë, organizoi sipas metodologjisë së Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian (JRC), një tryezë të rrumbullakët për sektorin ICT – Innovation më datë 20 prill 2023, në mjediset e TUMO center.

Në këtë event morën pjesë rreth 30 përfaqësues nga helika e katërfishtë (qeveri, akademi, biznes, shoqëri civile). Pjesëmarrësit dhanë një kontribut të çmuar duke shpalosur nevojat e sektorit dhe zgjidhjet e mundshme për zhvillimin inteligjent në ICT.

Takimi nisi me fjalën përshëndetëse të znj. Linda Pustina, kryetare e Ekipit Kombëtar të S3, këshilltare e Zëvendëskryeministrit, dhe znj. Florensa Haxhi, moderatore dhe eksperte e Ekipit Kombëtar për hartimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent, e cila prezantoi kuadrin e projektit, rëndësinë dhe roli e procesit të EDP në Republikën e Shqipërisë.

Pjesa e parë e takimit kishte si temë rolin e qeverisjes qendrore dhe vendore në prioritizimin dhe zhvillimin e sektorit të ICT dhe inovacionit në Republikën e Shqipërisë. Diskutimi u orientua nga dy facilitatorë paneli: Znj. Irena Malolli, drejtore e Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Z. Reald Keta, këshilltar ligjor i Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Në një formë bashkëbisedimi mes pjesëmarrësve, në këtë sesion u fol për sfidat, mundësitë, perspektivat, si dhe u dhanë sugjerime dhe rekomandime lidhur me masat strategjike të nevojshme për shfrytëzimin e potencialit të plotë të sektorit të ICT dhe rolin e politikëbërjes për zhvillimin e sektorit.

Pjesa e dytë e takimit kishte si temë zhvillimin e biznesit përmes inovacionit, konkurrueshmërinë  dhe rolin e ICT. Në rolin e facilitatorit të panelit ishte Z. Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë. Në këtë seksion u shqyrtua përfshirja e teknologjive inovative në sektorin e biznesit, sfidat dhe mundësitë për të sjellë vlerë të shtuar në ekonomi, konkurrueshmëria dhe roli i sektorit të ICT në zhvillimin ekonomik në vend.

Roli i arsimit dhe trajnimit në sektorin e ICT dhe inovacionit. sfidat dhe rrugëtimi drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor në kontekstin e një Specializimi Inteligjent në sektorin e ICT, ishin tema e pjesës së tretë të takimit. Paneli u facilitua nga Znj. Kozeta Sevrani, pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës dhe anëtare e Ekipit Kombëtar të S3. Ky sesion u fokusua në rolin e kapitalit njerëzor në sektorin e ICT, ofertën akademike, VET dhe formimin e vazhduar, kërkimin shkencor, brain drain, si dhe nevojat e sektorit dhe sfidat për të qenë konkurrues në rajon dhe më gjerë.

Diskutimet e zhvilluara në këtë takim do të shërbejnë si bazë për workshop-in kombëtar në fushën e ICT.





Share

Related posts

September 1, 2023

Takim Përmbledhës


Read more
July 17, 2023

Takim Bilateral me Malin e Zi


Read more
July 7, 2023

Takim Bilateral me Maqedoninë e Veriut


Read more

KREU

RRETH S3

FUSHAT PRIORITARE

AKTIVITETE

LAJME

PUBLIKIME

PARTNERËT

KONTAKT

logo01
BUY NOW