WhatsApp Image 2023-06-29 at 15.31.47
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
  • HOME
  • ABOUT S3
  • PRIORITY SECTORS
  • ACTIVITIES
  • IMPLEMENTATION
  • NEWS
  • PUBLICATIONS
  • PARTNERS
  • CONTACT
✕
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
April 18, 2023
Flag_of_Albania.svg
Flag_of_the_United_Kingdom.svg

ICT – Tryezë e Rrumbullakët: Ekosistemi i Start Up

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është identifikuar si një nga fushat prioritare me potencial inovativ gjatë fazës mapping të zhvilluar në kuadër të Strategjisë për Specializimin Inteligjent (S3). Hartimi i S3 është pjesë e detyrimeve të Shqipërisë sa i takon procesit të negociatave për anëtarësim në BE, specifikisht Kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” dhe Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, si dhe pjesë e planit të veprimit të Ballkanit Perëndimor 2021-2024, në kuadër të procesit të Berlinit, gjithashtu, pjesë e agjendës së BE për inovacionin për Ballkanin Perëndimor 2021-2027.

Në këtë kontekst, Ekipi Kombëtar i S3, nën kujdesin e veçantë të Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, dhe me mbështetjen e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Bashkisë Tiranë, organizoi sipas metodologjisë së Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian (JRC), një tryezë të rrumbullakët për sektorin ICT – Start Up më 18 prill 2023, në mjediset e TUMO center.

Në këtë event morën pjesë rreth 35 përfaqësues nga helika e katërfishtë (qeveri, akademi, biznes, shoqëri civile). Pjesëmarrësit dhanë një kontribut të çmuar duke shpalosur nevojat e sektorit dhe zgjidhjet e mundshme për zhvillimin inteligjent në ICT.

Takimi nisi me fjalën përshëndetëse të znj. Linda Pustina, kryetare e Ekipit Kombëtar të S3, këshilltare e Zëvendëskryeministrit, dhe znj. Florensa Haxhi, moderatore dhe eksperte e Ekipit Kombëtar S3, e cila prezantoi kuadrin e projektit, rëndësinë dhe rolin e procesit të EDP në Republikën e Shqipërisë. Pjesë e panelit ishin gjithashtu, z. Arjan Ymeri, drejtor ekzekutiv i Oficina dhe Prof. Aleksandër Xhuvani, Universiteti Politeknik i Tiranës, anëtar i Ekipit Kombëtar të S3.

Gjatë diskutimit, të ftuarit u ndalën veçanërisht te:
- Ritmet e shpejta të rritjes së sektorit ICT;
- Mundësitë për vende të reja pune;
- Nevoja për zgjerimin e procesit të digjitalizimit dhe njëkohësisht zhvillimi i aftësive digjitale, që ndikon te kërkesa dhe oferta e produkteve digjitale;
- Lidhja mes sistemit arsimor dhe nevojave të tregut të punës si dhe mungesa e profesionistëve;
- Konkurrenca globale që lidhet me renë kompjuterike (Cloud), inteligjencën artificiale (AI), makinat që të mësojnë (machine learning), interneti i gjërave (internet of things);
- Mbështetja financiare nga sektori bankar dhe institucionet shtetërore;
- Dialogu akademi – biznes për zbulimin e talenteve në ICT dhe për ofrimin e kurseve afatshkurtra për aftësi specifike të ICT;
- Potenciali i diasporës;
- Bashkëpunimi më i fortë ndërmjet kompanive të ICT, akademisë dhe qeverisë për të adresuar nevojat e tregut të punës, siç janë tranzicioni digjital dhe aplikimi i ICT në shumë sektorë të ekonomisë;
- Nevoja për vlerësim të kushteteve infrastrukturore të ICT (Broadband).

Diskutimet e zhvilluara në këtë takim do të shërbejnë si bazë për workshop-in kombëtar në fushën e ICT.



Share

Related posts

September 1, 2023

Takim Përmbledhës


Read more
July 17, 2023

Takim Bilateral me Malin e Zi


Read more
July 7, 2023

Takim Bilateral me Maqedoninë e Veriut


Read more

KREU

RRETH S3

FUSHAT PRIORITARE

AKTIVITETE

LAJME

PUBLIKIME

PARTNERËT

KONTAKT

logo01
BUY NOW