WhatsApp Image 2023-06-29 at 15.31.47
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
  • HOME
  • ABOUT S3
  • PRIORITY SECTORS
  • ACTIVITIES
  • IMPLEMENTATION
  • NEWS
  • PUBLICATIONS
  • PARTNERS
  • CONTACT
✕
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
October 26, 2022
Flag_of_Albania.svg
Flag_of_the_United_Kingdom.svg

Bujqësia – Tryezë e Rrumbullakët: Agropërpunimi

Bujqësia është identifikuar si një nga fushat prioritare me potencial inovativ gjatë fazës mapping të zhvilluar në kuadër të Strategjisë për Specializimin Inteligjent (S3). Hartimi i S3 është pjesë e detyrimeve të Shqipërisë sa i takon procesit të negociatave për anëtarësim në BE, specifikisht Kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” dhe Kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, si dhe pjesë e planit të veprimit të Ballkanit Perëndimor 2021-2024, në kuadër të procesit të Berlinit, gjithashtu, pjesë e agjendës së BE për inovacionin për Ballkanin Perëndimor 2021-2027.

Në këtë kontekst, Ekipi Kombëtar i S3, me mbështetjen e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, organizoi, sipas metodologjisë së Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Evropian (JRC), një tryezë të rrumbullakët për agropërpunimin më 26 tetor 2022 në mjediset e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Në këtë event morën pjesë rreth 35 përfaqësues nga helika e katërfishtë (qeveri, akademi, biznes, shoqëri civile). Pjesëmarrësit dhanë një kontribut të çmuar duke shpalosur nevojat e sektorit dhe zgjidhjet e mundshme për zhvillimin inteligjent në agropërpunim.

Takimi nisi me fjalën përshëndetëse të tre prej anëtarëve të panelit: znj. Albana Tole, Zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit; Prof. Dr. Kapllan Sulaj, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë Ushqimore Pranë Universitet Bujqësor të Tiranës; Prof. Asoc. Anila Kopali, lektore e Departamentit të Teknologjisë Ushqimore pranë Universitet Bujqësor të Tiranës. Z. Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, pjesë e panelit të tryezës, orientoi diskutimin në dy pjesë. Pjesa e parë e takimit kishte në qendër sfidat, mundësitë dhe perspektivën për zhvillimin e sektorit të agropërpunimit, ndërsa në pjesën e dytë u analizua rrugëtimi drejt një specializimi inteligjent në sektorin e agropërpunimit.

Të ftuarit diskutuan mes të tjerash për:
- Masat strategjike të nevojshme për shfrytëzimin e potencialit të plotë të sektorit të agropërpunimit, me në fokus nxitjen e inovacionit dhe kërkimit shkencor;
- Kapitalin njerëzor, në aspektin e numrave dhe të ekspertizës, emigrimin e forcës punëtore dhe brain drain, si dhe për rëndësinë e një akademie të zhvilluar;
- Konkurrueshmërinë;
- Përparësitë që ofron digjitalizimi;
- Politikat në nivel vendor dhe përmirësimi i tyre me qëllim specializimin e zgjuar të sektorit.

Diskutimet e zhvilluara në këtë takim do të shërbejnë si bazë për workshop-in kombëtar në fushën e bujqësisë.




Share

Related posts

September 1, 2023

Takim Përmbledhës


Read more
July 17, 2023

Takim Bilateral me Malin e Zi


Read more
July 7, 2023

Takim Bilateral me Maqedoninë e Veriut


Read more

KREU

RRETH S3

FUSHAT PRIORITARE

AKTIVITETE

LAJME

PUBLIKIME

PARTNERËT

KONTAKT

logo01
BUY NOW