Samti III i Diasporës
Paneli "Inovacioni dhe Ekselenca"
Agjenda e Samitit III të Diasporës
Agjenda dhe temat e diskutimit te panelit "Inovacioni dhe Ekselenca"
Përfshirja e Diasporës përmes brain circulation dhe brain gain, në zhvillimin e vendit, është ndër masat prioritare të parashikuara në raportin e EDP të S3.
Kryetarja e Ekipit Kombëtar të S3 Linda Pustina moderoi panelin "Inovacioni dhe Ekselenca" të organizuar nga Zv.Kryeministrja Belinda Balluku në kuadër të Samitit III të Diasporës, ku ishin të ftuar profesionistë ekselentë nga fusha të ndryshme, nga shkenca deri tek arti. Një panel inspirues mes ekselencës dhe inovacionit, që tregoi se gjuha dhe kultura shqiptare i bashkon të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe se Shqipëria është vendi ku të gjithë kanë zemrën e tyre.
Ekipi Kombëtar i S3 po punon për të përgatitur planin e masave në kuadër të Strategjisë S3, ku një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet masave për tërheqjen dhe një angazhim të rritur të diasporës për një zhvillim inovativ dhe të qendrueshëm të Shqipërisë.
Më poshtë gjeni linkun me postimin e Zëvendëskryeministres për këtë event: link
Videon e plotë të panelit mund ta shikoni duke klikuar këtë link.