
EDP ishte një fazë e rëndësishme për të
qartësuar dhe evidentuar ndër fushat prioritare me potencial të identifikuara
gjatë mapping, ato të cilat kanë një potencial më të spikatur ku investimi në
inovacion dhe teknologji do të përbënte një vlerë të shtuar për zhvillimin
ekonomik. Peizazhi i secilit sektor, i plotësuar nga njohuritë e fituara
përmes EDP, ofroi një vizion të rafinuar nga kontributet e palëve të
interesit duke finalizuar fushat prioritare vertikale dhe ndërsektoriale të S3
si vijon:
Fushat
prioritare vertikale:
1. Energjia e Rinovueshme dhe Burimet Natyrore
Duke shfrytëzuar vendndodhjen e saj gjeografike të favorshme dhe burimet
natyrore të bollshme, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm për shfrytëzimin e
energjisë së rinovueshme për të përmbushur nevojat e saj për energji. Ky sektor
është konsideruar si një fushë kyçe për zhvillimin e specializimit inteligjent,
duke synuar rritjen e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe sigurinë
energjetike, duke promovuar përdorimin e burimeve të rinovueshme dhe zhvillimin
e teknologjive inovative.
- Vizioni:
Shqipëria synon të jetë lider rajonal në sektorin e energjisë së
rinovueshme, duke garantuar shfrytëzimin dhe menaxhimin e përgjegjshëm të
burimeve të natyrshme, duke nxitur qëndrueshmërinë mjedisore dhe rritjen e
konkurueshmërisë ekonomike.
- Nënsektorët:
-
Energjia e rinovueshme;
-
Lëndët e para;
-
Ruajtja e Mjedisit/Menaxhimi i Qëndrueshëm i
Pyjeve.
2. Turizmi i Qëndrueshëm dhe i larmishëm
Turizmi i qëndrueshëm dhe i larmishëm u identifikua si një tjetër fushë jetike
për Shqipërinë, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen e saj ekonomike dhe duke
ofruar mundësi të shumta punësimi dhe zhvillimi rajonal.
Duke njohur potencialin brenda nën-sektorëve të veçantë, kuadri S3 thekson
investimet strategjike dhe përpjekjet promovuese në fusha të tilla si
trashëgimia kulturore dhe traditat, turizmi shëndetësor, kulinaria e
kombinuara me bujqësinë dhe sigurinë ushqimore, si dhe turizmin natyror dhe
rural, i cili përfshin agroturizmin, turizmin e aventurës dhe atë sportiv.
- Vizioni:
Transformimi i Shqipërisë në një destinacion turistik kryesor, duke ofruar
përvoja autentike dhe të qëndrueshme, duke ruajtur trashëgiminë kulturore
dhe pasuritë natyrore për brezat e ardhshëm.
- Nënsektorët:
-
Turizmi i trashëgimisë kulturore dhe traditës;
-
Turizmi shëndetësor dhe i mirëqenies;
-
Agroturizmi dhe përvojat nme produktet nga ferma
në tryezë;
-
Ekoturizmi dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit.
3. Zinxhiri Ushqimor i Shëndetshëm dhe i
Qëndrueshëm
Bujqësia është një sektor kyç për stabilitetin ekonomik dhe sigurinë ushqimore
në Shqipëri. Me fokus në zhvillimin e zinxhirit ushqimor të qëndrueshëm dhe
organik, Shqipëria ka mundësi të rrisë vlerën e shtuar dhe të kontribuojë në
zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve të agropërpunimit dhe sigurisë ushqimore.
- Vizioni:
Zhvillimi i bujqësisë organike dhe të qëndrueshme për të ofruar ushqim të
shëndetshëm dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve të
agropërpunimit.
- Nënsektorët:
-
Bujqësia organike e qëndrueshme dhe
certifikimi;
-
Përpunimi i ushqimit dhe produktet me vlerë të
shtuar
-
Peshkimi dhe akuakultura e qëndrueshme;
-
Prodhimi i bimëve aromatike medicinale (BAM),
vajrave dhe ekstrakteve.
Fushat Prioritare Ndërsektoriale
Përveç fushave prioritare vertikale, janë
identifikuar disa fushat prioritare horizontale që janë thelbësore për
zhvillimin e fushave vertikale por dhe për krijimin e kushteve dhe mjedisit të
përshtatshëm e të favorshëm për rritjen inteligjente të ekonomisë në vend si
vijon::
1. Kapitali Njerëzor
Kapitali njerëzor është konsideruar nga të gjithë aktorët e përfshirë në
përgatitjen e S3 si një aspekt kyç për përparimin e ekonomisë në vend dhe
zhvillimin e saj inteligjent Ky prioritet përfshin disa nënprioritete si:
- Avancimi
i edukimit – nxitja e inovacionit dhe gatishmërisë për tregun e punës,
përmes digjitalizimit dhe modernizimit të kurrikulës;
- Fuqizimi
i të rinjve dhe mbajtja e talenteve;
- Angazhimi
i diasporës – nxitja e kapitalit njerëzor, teknologjisë dhe kulturës.
2. Infrastruktura Digjitale dhe Ndërlidhja
(Konektiviteti)
Infrastruktura digjitale dhe integrimi me rrjetet ndërkombëtare janë të
domosdoshme për përmirësimin e efikasitetit dhe promovimin e inovacionit.
Shqipëria mund të përshpejtojë integrimin e saj në rrjetet digjitale evropiane
dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe sociale përmes
teknologjive të avancuara.
3. Zhvillimi i Kërkimit dhe Inovacionit për
Rritje Inteligjente
Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni, janë elementë
kyç për nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimin e
konkurrueshmërisë. Duke vlerësuar ndikimin transformues të këtyre sektorëve,
strategjia synon një qasje gjithëpërfshirëse të orientuar drejt ndërtimit të
një ekosistemi që ushqen inovacionin dhe kërkimin shkencor. Përmes zhvillimit
të Kërkimit dhe Inovacionit, Shqipëria synon të afrohet më shumë me standardet
kërkimore evropiane, të tërheqë talente ndërkombëtare dhe të zhvillojë sektorë
ekonomikë që mund të gjenerojnë produkte me vlerë të shtuar të lartë. Ky fokus
strategjik është thelbësor jo vetëm për të arritur përparim teknologjik, por
edhe për të siguruar që vendi të mbetet konkurrues në një ekonomi globale
gjithnjë e më shumë e bazuar në njohuri.
Duhet theksuar se fushat prioritare vertikale dhe horizontale ndërlidhen në mënyrë të konsiderueshme me njëra tjetrën dhe ndarja e masave dhe aktiviteteve të një fushë prioritare ka lidhje të ndërsjelltë me fushat e tjera dhe shpesh përfshirja e aktiviteteve në një fushë prioritare është konsideruar si ndarje konvencionale dhe jo domosdoshmërisht e lidhur vetëm me atë prioritet. Kjo bëhet më e qartë nëse shihet përfshiran e aktorëve të ndryshëm në secilin aktivitet të parashikuar në planin e veprimit të S3.