Draft-Strategjia  Kombëtare e Specializimit të Zgjuar (S3) dhe  Plani i Veprimit për Zbatimin e saj.

 

Përgjatë një viti, është zhvilluar një proces i gjerë dhe gjithëpërfshirës për hartimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent të Shqipërisë (S3). Kjo iniciativë përfshiu mbi 1,600 përfaqësues nga aktorë të helikës së katërfishtë (qeverisje qendrore dhe vendore, biznesi, akademia dhe shoqëria civile), duke ndjekur një qasje të re që angazhoi këto aktorë që në fazat e para të përgatitjes së Strategjisë. Ky bashkëpunim rezultoi në mbledhjen e njohurive dhe propozimeve të vlefshme lidhur me sektorët prioritarë të strategjisë, vizionin, përmbajtjen dhe masat e zbatueshme.
Të udhëhequr nga këto kontribute, Ekipi Kombëtar i S3, në bashkëpunim të ngushtë me koordinatorët institucionalë të Komitetit Ndërministror për S3, i kryesuar nga Zëvendëskryeministrja znj. Belinda Balluku, dhe me mbështetjen e Qendrës së Kërkimeve të Përbashkëta të Komisionit Evropian dhe ekspertëve sektorialë në kuadër të projektit EU4Innovation, ka përfunduar draftimin e S3. Ky draft është tashmë i hapur për konsultim publik dhe mund të aksesohet në adresën:
https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/799
Shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjitha aktorët që kanë kontribuar në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm për vendin tonë.
S3 është pjesë e tre kapitujve të integrimit evropian (20, 22 dhe 25) dhe e Agjendës së Inovacionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor 2021–2027.
Zbatimi i saj synon të nxisë inovacionin, të krijojë mundësi të reja dhe të sjellë përfitime transformuese për të gjitha palët e interesuara, veçanërisht ato që operojnë në sektorët prioritarë të identifikuar brenda Strategjisë së Specializimit Inteligjent.

Ju lutemi që rekomandimet dhe komentet të dërgohen në adresën elektronike: info@S3albania.org dhe/oselinda.pustina@shendetesia.gov.al.

Strategjia S3 Nëntor 2024
Aneks 1
Aneks 2 - Analiza e Hartëzimit
Aneks 3 - Raporti EDP
Aneks 4 - Raporti mbi workshop-et dypalëshe
Aneks 5 - Plani i veprimit
Aneks 6 - Plani i komunikimit
Aneks 7 - Shkurtesat