Thirrja paraprake për t’u bërë pjesë e Durana Tech Park, parku i parë shkencor dhe teknologjik në Shqipëri, është tashmë e hapur!
Aplikoni sot për të qenë pjesë e këtij ekosistemi inovativ dhe për të përfituar nga një paketë atraktive incentivash që mbështesin zhvillimin dhe inovacionin në teknologji.
Ftohen të aplikojnë:
•Kompanitë vendase dhe të huaja në sektorin e teknologjisë,
•Startup-e që synojnë rritjen dhe inovacionin,
•Universitetet dhe institucionet kërkimore shkencore.
Mos humbisni mundësinë për të qenë pjesë e së ardhmes së teknologjisë në Shqipëri!