WhatsApp Image 2023-06-29 at 15.31.47
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
  • HOME
  • ABOUT S3
  • PRIORITY SECTORS
  • ACTIVITIES
  • IMPLEMENTATION
  • NEWS
  • PUBLICATIONS
  • PARTNERS
  • CONTACT
✕
  • KREU
  • RRETH S3
  • FUSHAT PRIORITARE
  • AKTIVITETE
  • IMPLEMENTIMI
  • LAJME
  • PUBLIKIME
  • PARTNERËT
  • KONTAKT
April 20, 2024
Flag_of_Albania.svg
Flag_of_the_United_Kingdom.svg

Durana Tech Park

Durana Tech Park: Një Arritje në Strategjinë e Specializimit Inteligjent

Korporata e Investimeve Shqiptare, autorizuar nga qeveria shqiptare në rolin e zhvilluesit, ka njoftuar zyrtarisht hapjen e thirrjes për menaxher dhe përdorues të Parkut Teknologjik të parë në Shqipëri, Durana Tech Park. Kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm për nxitjen e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri si dhe një hap kyç në zbatimin e Strategjisë së Specializimit Inteligjent të Shqipërisë, e cila synon të përmirësojë sistemin kombëtar të inovacionit dhe të fokusohet në sektorët ekonomikë më të predispozuar për inovacion teknologjik.

Durana Tech Park është projektuar strategjikisht për të shërbyer si një qendër për inovacionin teknologjik dhe zhvillimin ekonomik. Në linjë të plotë me Strategjinë e Specializimit Inteligjent, Parku synon të nxisë rritjen ekonomike të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë përmes zhvillimeve ekonomike dhe kërkimit e zhvillimit të avancuar, si dhe mundësive të bashkëpunimit me liderët e teknologjisë dhe insitucionet akademike.

Përfitimet e Durana Tech Park

Zhvillim Ekonomik - Pozicionuar për të nxitur ekonominë lokale dhe kombëtare duke tërhequr kompani dhe profesionistë të teknologjisë botërore, të cilat do të sjellin aktivitete të reja ekonomike në vend, duke krijuar vende pune dhe duke nxitur rritjen ekonomike.
Inovacion dhe Kërkim - Parku ofron mbështetje për kompanitë që fokusohen në inovacion përfshirë fushat e identifikuara si sektorë prioritarë në Strategjinë e Specializimit Inteligjent.
Mundësi për Network dhe Bashkëpunim - Duke përfshirë kompani të ndryshme të sektorit të teknologjisë dhe startup-e, Parku Teknologjik inkurajon një mjedis sinerxhie ku bizneset mund të bashkëpunojnë me institucionet e kërkimit dhe liderët e industrisë për të përshpejtuar inovacionin teknologjik.
Ky iniciativë strategjike jo vetëm thekson angazhimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare për të nxitur inovacionin, por gjithashtu pozicionon Shqipërinë si një lider në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik inteligjent.

Aktorët e interesuar ftohen të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij projekti transformues. Për më shumë informacion dhe për të paraqitur aplikimet, ju lutemi vizitoni linkun: https://aicorporation.al/open-call/

Share

Related posts

December 2, 2024

Thirrje Durana Tech Park


Read more
October 6, 2023

Pyetsor ABCD Project for Deep Tech


Read more
September 6, 2023

ABCD Project for Deep Tech


Read more

KREU

RRETH S3

FUSHAT PRIORITARE

AKTIVITETE

LAJME

PUBLIKIME

PARTNERËT

KONTAKT

logo01
BUY NOW