Përfundon hartimi i draftit të S3

Në vijim të një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës për përgatitjen e Strategjisë së Specializimit Inteligjent (S3), që zgjati rreth një vit dhe ku morën pjesë mbi 1600 aktorë nga helika e katërfishtë (qeverisja qendrore dhe vendore, biznesi, akademia dhe shoqëria civile), është ndjekur një qasje e re, e fokusuar në përfshirjen e të gjithë aktorëve që përpara fillimit të hartimit të strategjisë. Ky proces ka mundësuar mbledhjen e sugjerimeve dhe propozimeve mjaft interesante mbi sektoret prioritare, vizionin dhe përmbajtjen e strategjisë, përfshirë masat dhe aktivitetet në planin e veprimit.

Bazuar në këto kontribute, Ekipi Kombëtar i S3, në bashkëpunim me koordinatorët e institucioneve pjesë të Komitetit Ndërministror të S3, të drejtuar nga Zv.Kryeministrja znj. Belinda Balluku, si dhe me mbështetjen e JRC të Komisionit Evropian dhe ekspertëve të fushave specifike të angazhuar në kuadër të projektit EU4Innovation, ka finalizuar draftin e S3. Ky draft tashmë është publikuar për konsultim publik dhe mund të gjendet në linkun e mëposhtëm:

https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/799

Falënderojmë të gjithë aktorët e angazhuar në këtë proces, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar për finalizimin e këtij dokumenti të rëndësishëm për vendin tonë, që njëkohësisht është pjesë e tre kapitujve të integrimit në Bashkimin Evropian (Kapitulli 20, 22 dhe 25) , si dhe pjesë e Agjendës së BE për Inovacionin në Ballkanin Perëndimor 2021-2027. 

Implementimi i S3 do të sjellë risi dhe do të hapë mundësi të reja dhe të paeksploruara më parë për të gjithë aktorët e përfshirë, veçanërisht për ata që operojnë në sektoret prioritare të identifikuar në Strategji.